Kryetari Agim Ademi ka uruar FC Dukagjinin për fitoren

Agim Ademi, i pari i Federates së Futbollit të Kosovës ka uruar FC Dukagjinin për fitoren e sotme në “Fadil Vokrri”. Kryetari ka përgëzuar lojtarët, udhëheqësit e klubit dhe të gjithë qytetarët e Klines për këtë sukses, përcjell kolonamedia.info.

Në vazhdim urimi i plotë i të parit të FFK-së:

Urime FC Dukagjini ????⚽️????

Tjetër festë futbolli në “Fadil Vokrri”. Skuadra e Dukagjinit debutoi me fitore në garat evropiane, pasi sonte e mposhti skuadrën Europa nga Gjibraltari, me rezultat 2:1.

Përgëzoj futbollistët, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe qytetarët e Klinës për këtë sukses.

Uroj që në ndeshjen e kthimit Dukagjini ta administrojë epërsinë e krijuar dhe të kualifikohet në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Po ashtu përgëzoj edhe Gjilanin që sonte si mysafir arriti të barazojë kundër Progres Niederkorn, me rezultat 2:2. Ky rezultat jep shpresa që skuadra gjilanase të kalojë tutje.

Urime e ju priftë e mbara!

#BashkëPërFutbollin