Spanjë, sekuestrohet gjysmë ton marijuanë, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Agjentët e Policisë Kombëtare spanjolle kanë arrestuar tetë persona me origjinë lituaneze, greke, shqiptare dhe spanjolle si pjesë e një grupi kriminal, siç raportojnë mediat spanjolle.

Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit ‘Dita e Gjelbër’, ndërsa policia ka mundur të çmontojë katër plantacione me marijuanë dhe të sekuestrojë 485 kg drogë.

 

Sipas policisë, ndryshe nga grupet e tjera që zgjidhin shtëpi apo zona të pabanuara për të kultivuar marijuanë, grupi në fjalë kishte zgjedhur.

shtëpi luksoze, madje në zona të urbanizuara. Ata bënë investime të konsiderueshme financiare për t’i përshtatur në ambiente të kultivimit të drogës, si dhe ngritën siteme të tëra alarmi dhe sigurie.

Sistemi i kultivimit ishte i brendshëm dhe kishte të gjithë elementët e nevojshëm për të garantuar një korrje të përhershme për shitje të mëvonshme. Plantacionet ishin të pajisura me pajisje komplekse ndriçimi, ajrimi, filtrat e aromës, kohëmatësa për të kontrolluar funksionimin e sistemit si dhe pajisje të posaçme për të matur temperaturën dhe lagështinë.