Mirëkuptimi i tepruar, apo i hakmerret Kombëtares së Kosovës në futboll?

Fazli Berisha

Me shkas

Sa do që përpiqemi të qëndrojmë anash zhvillimeve në ndërtimin e Kombëtareve në futboll, sërish kur shohim e dëgjojmë nga disa futbollistë që më parë do të zgjidhnin të mbrojnë ngjyrat e një shteti tjetër se sa të shtetit ë Kosovës, njeriu zien përbrenda për të folur e shkruar për të shfaqur mospajtimin për një zgjidhje të tillë.

 

Ndryshe rreshtohemi në anën e oportunistëve që me një inferioritet i shikojmë gjërat pa thënë asnjë fjalë të vetme duke u thënë atyre se nuk i vërejmë këto dukuri që shpërfaqin mos dashurinë e tyre për atdheun apo të rrënjëve të tij.
Që prej pavarësimit të futbollit të Kosovës më 1991, Kosova u angazhua edhe për ndërtimin e një Kombëtareje, në rrethana jashtëzakonisht të  vështira deri në flijim, ani pse nuk ishte e pranuar në UEFA dhe FIFA.

Por, shumë futbollistë, trajnerë e njerëz  të vullnetit të mirë, FFK-ja kurrë nuk u ndalën së punuari për një gjë të tillë me bindje të thellë se dita e pranimit në këta mekanizma ndërkombëtar një ditë do to vjen. Dhe më 2016 falë sakrificës së shumë brezave dhe angazhimit të pa kursyer të legjendës sonë Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë kjo ditë erdhi dhe futbolli i Kosovës u bë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s.

Nga këtu hapet një faqe e re, një rrugëtim i ri për futbollin e Kosovës e me këtë edhe për Kombëtaren që tashmë kishte themelet e saja duke i inkuadruar në kampionatet evropiane e botërore. Kosova po i thërriste të gjithë futbollistët që të i bashkëngjitën Kombëtares sonë të re. Filluan shumë të vijnë. Por, si atëherë kur ishte gjallë Vokrri, edhe tash pasardhësi i tij,  presidenti aktual Agim Ademi që nuk ka lënë futbollistë e talent të futbollit pa takuar e që shumë nuk janë bërë publike u ka bërë thirrje që të i bashkëngjitën Kombëtares së Kosovës.