Agim Ademi ka marr pjesë në 13-të vjetorin e themelimit të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”. Ai njëherësh përmes këtij statusi në Facebook ka treguar se ndjehet i nderuar që është donatorê në këtë shoqatë, përcjell kolonamedia.info.
Statusi i plotë i Agim Ademit:
Sonte kisha kënaqësinë të marrë pjesë në ceremoninë e 13-vjetorit të themelimit të Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.
Njëherësh u ndjeva jashtëzakonisht i lumtur që përmes kësaj shoqate e dhurova një shtëpi për familjet në nevojë, teksa familjes të cilës ia dorëzova çelësat e kësaj shtëpie i dëshirova jetë të lumtur, harmoni dhe begati.
Jam i nderuar që së bashku me shumë donatorë tjerë jemi pjesë e shoqatës “Jetimat Ballkanit” dhe së bashku nën udhëheqjen e Halil Kastrati po e kryejmë këtë mision fisnik për vendin dhe popullin tonë.
Kur ke mundësi të bësh vepra të tilla, ndjenja është e papërshkrueshme.
Shpresoj që në të ardhmen të kemi sa më shumë donatorë për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë, pasi kësisoj kontribuojmë edhe në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.
Po ashtu, falënderoj edhe kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj , i cili mundësoi që në këtë qytet të bëhet kjo mrekulli.
#JetimateBallkanit
#Shtëpipërçdofamilje