Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka dhënë parashikimin e tij për fituesin e Botërorit “Katar 2022”.
I pari i futbollit tonë, i cili ishte mysafir në emisionin “Fan Zone” në RTK, kur është pyetur për atë se si e sheh rrjedhën e mëtutjeshme të garës në Botëror, ka thënë se në finale e sheh Kombëtaren e “Gjelave” dhe Kombëtaren e Seleçaos.
“Në finale i shoh Francën dhe Brazilin, derisa në fund titullin e fiton Franca”, ka theksuar Ademi.
Ai po ashtu, ka deklaruar se e ka një ndjesi që Kombëtarja e Kosovës do të arrijë të kualifikohet në Kampionatin Evropian 2024.