Nuk ka lidhje me historinë e BBV, Trixa tregon kur i është thyer zemra më shumë

 

Beatrix Ramosaj, ka folur shpesh për marrëdhënien që ka pasur me babain e saj të ndjerë, si edhe ka ndarë jo pak herë kujtime me të në rrjete sociale.

Së fundmi ish-banorja e “Big Brother Vip” ka realizuar një “ask me a question” në Instagram, ku një ndjekës e ka pyetur për thyerjen e zemrës më të madhe që ka përjetuar.

Trixa u shpreh se dhimbja më e madhe që ka përjetuar ka qenë kur ka humbur babain e saj.

“Gjithmonë çmoni njerëzit që i doni sepse ju kurrë nuk e dini se kur ata e lënë këtë botë”-ka shtuar këngëtarja.

“Kanë qenë hallat e më thanë mua hajde po shkojmë në shtëpi e unë jo i thash, doja të rrija me të. Më pas nga ora 1:26 ka ndërruar jetë në krahët e mia, nuk di se ku e gjeta forcën…Nuk e imagjinoj dot si do kishte qenë, e mendoj shpesh them po të ishte gjallë çfarë muhabetesh do bënim. E mendoj që do bënim shumë shaka siç kam berë dhe kur isha e vogël”,-kështu e ka rrëfyer Beatrix më herët vdekjen e babit të saj në “BBV”.

Në 10 Tetor 2021 ajo ndau një përkujtim të babait të saj të ndjerë në rrjete sociale me shkrimin:

“Sot 10 Tetor, u bën 12 vjet që kur humba babain tim të dashur. Vazhdo prehu në paqe, Babi! Na mungon shumë! Telefononi babain tuaj dhe thojini se e doni”,– shkroi ajo.