Edon Shileku ose Victoria Owns, është njëra nga hyrjet më të komentuara të “Big Brother VIP Kosova”.
E ai tashmë ka filluar të shpalosë detaje nga jeta e tij me banorët.
Ai gjatë një bisede me Shota Baraliun, ka treguar se ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, por është shprehur falënderues ndaj prindërve të vet, pasi që sipas tij, ata e kishin shpëtuar nga ajo botë e errët.
“Unë kam qenë abuzues i drogave për një kohë shumë të gjatë. Prindërit e mi më kanë shpëtuar nga ajo rrugë. Në momentin që unë kam dal prej rehabilitimit që kam qenë, asnjëherë nuk kam bërë më droga.”, ka thënë ai pos tjerash.