‘Shtyrja e zgjedhjeve në veri është kërkesë e Vuçiqit’, PDK i bën thirrje Kurtit mos ta pranojë

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka bërë me dije se shtyrja e zgjedhjeve në katër komunat veriore është kërkesë e presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se kryeministri Albin Kurti nuk duhet ta pranojë këtë kërkesë.

 

Betim Gjoshi: Edhe Enver Hoxhaj është kandidat për kryetar të PDK-së – Epoka e Re

Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të zbatojnë ligjet dhe ta sigurojnë ambient për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

“Shtyrja e zgjedhjeve në katër komunat veriore është kërkesë e Aleksandër Vuçiqit dhe Listës Serbe. Këtë kërkesë të tyre nuk duhet ta çojnë në vend Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Xhelal Sveçla. Kryeministri, Presidentja dhe Ministri i Brendshëm nuk po arrijnë të zbatojnë Kushtetutën e Kosovës për të siguruar ambient për zgjedhje. Fafkeqësisht, dështimi i tyre është me pasoja të mëdha për Republikën e Kosovës. Kryeministri, Presidentja dhe Ministri i Brendshëm duhet të japin përgjigje dhe përgjegjësi se përse nuk po kalon shteti i Kosovës në veri të Republikës së Kosovës?”, ka shkruar Gjoshi.