Radoniqi: KQZ-ja e përkushtuar për t’i kryer detyrat paravarësisht sfidave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave:
Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 18 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë numrin 112, Lëvizja Vetëvendosje 115, Partia e Serbëve të Kosovës 113, Iniciativa Qytetare Mitrovica 111 dhe Slagjana Pantoviq me numër 114.

Me këtë rast kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se kanë marrë të gjitha hapat e nevojshëm për organizimin e zgjedhjeve në veri.

Sipas tij, KQZ-ja mbetet e përkushtuar për t’i kryer detyrat dhe përgjegjësit që ka.

“Në kuadër të vendosë se ka kushtetuese dhe ligjore, shpalljet se datat se zgjedhjet, KQZ-ja ka ndërmarrë të gjitha hapat për të përgatitur këto dy procese zgjedhore. Pavarësisht sfidave të cilat paraqiten në këtë kohë, KQZ-ja mbetet e përkushtuar për të kryer detyrat e veta dhe në këtë drejtim është edhe kjo ngjarje e sotme”.

“Angazhimi ynë për zgjedhjet e lira dhe demokratike është i përhershëm. Kjo mund të jetë vetëm me një angazhim të përbashkët. Para këtij aktiviteti, KQZ-ja ka miratuar Udhëzuesin për tërheqjen e shkurtër dhe renditjen e subjekteve politike në fletëvotim. Shërbimi i kësaj Udhëzuesi është që të krijosh kushtet e barabarta për të gjitha subjektet dhe transparencën”.

“Sipas procedurave, një zyrtar i KQZ-së do të ketë nga njëra vazo emri i subjektit politik dhe përdoruesi i tij duhet të ketë nga vazoja tjetër. Numrat që bëjnë tërhiqen janë nga 111 deri në 115”.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se në garë për kryetar të këtyre katër komunave janë 5 subjekte politike, 3 prej të cilave janë edhe në garën për Kuvendet Komunale, raporton EO.

“Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtyre proceseve zgjedhore, KQZ-ja ka caktuar afatin kohor për pranimin e aplikimeve të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor. Pas përfundimit të procesit të tërësishëm të certifikimit të subjekteve politike, në garë për kryetar të këtyre katër komunave janë 5 subjekte politike, 3 prej të cilave janë edhe në garën për Kuvendet Komunale”.

“Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në këto dy procese zgjedhore janë: Iniciativa Qytetare Mitrovica, Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Partija Kosovskih Srba dhe Sladjana Pantovic, kandidate e pavarur”.