Një shpërthim raportohet se ka ndodhur në zyrat e ndërtesës së komunës së Zubin Potokut në veri të Kosovës.
“Kurir” raporton se disa persona kanë hyrë me forcë në ambientet e komunës, kanë hyrë dhe thyer dyert dhe kanë ndërruar bravat, para se të dilnin nga objekti.
Anëtarët e komisionit zgjedhor komunal në Zubin Potok, të shoqëruar nga policia e Kosovës, pas orës 12 kanë hyrë në objektin e Komunës së Zubin Potokut, për shkak të së cilës qytetarët që ndodheshin aty janë rebeluar dhe momentalisht po vihen sirenat.
Siç mëson Kosova Online, janë dëgjuar dy shpërthime, ndërsa nga ndërtesa komunale kanë dalë anëtarë të komisionit zgjedhor komunal dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.