Hilaria Baldwin dhe Alec Baldwin, shpresojnë se kanë përfunduar me shtimin e familjes së tyre.
Hilaria, 38 vjeçe, këmbëngul se nuk ka asnjë mundësi që ajo të ketë më fëmijë, por meqë Alec nuk ka bërë vazektomi, ajo nuk mund të garantojë se ata kanë mbaruar me këtë çështje.
Në një interviste të re ajo përmendi edhe fëmijën që kanë pasur nga një nënë surrogate.
“Nuk ka asnjë ndryshim midis vajzës sime të lindur me surrogaci dhe gjashtë fëmijëve të tjerë të mi që mbajta”.