Lexoni se në çka duhet të keni kujdes nëse takoheni me dikë i cili është i dovorcuar.
Natyrisht, të gjithë e kemi të kaluarën. Vetëm për atë që dikush është divorcuar, nuk do të thotë që është njeri i keq.
Nëse nuk ka qenë i mirë për ndonjë person, nuk do të thotë që nuk do të jetë mu ai personi i duhur për ju.
Çfarë të bëni dhe si të silleni kur të njiheni me një person të tillë, apo jeni në proces që të filloni lidhjen?
Mos e përmendni fjalën “divorc”
Mos lejoni që fjala “divorc” t’ju sillet vazhdimisht nëpër kokë. Mbajeni në mend – gjithmonë ekzistojnë tri palë tregimesh: i saj, i tij dhe ajo që vërtet ka ndodhur. Mos e gjykoni marrëdhënien e tij, sepse nuk është çështje që ju përket juve. Veç tjerash, nuk do të dëshironit që dikush t’ju gjykojë në bazë të ish të dashurit tuaj, apo jo?
Nëse ka fëmijë, mos u takoni menjëherë me ta – prisni pak
Kjo është një çështje delikate. Madje edhe nëse ju të dy jeni të gatshëm për një hap të tillë, më me rëndësi është se si ndjehen fëmijët. Edhe ata kalojnë nëpër procesin e divorcit të prindërve të tyre, andaj keni parasysh që kjo është vërtet situatë delikate edhe për ta.
Mos u angazhoni shumë rreth familjes së tij
Nëse tashmë e keni takuar familjen e tij, qëndroni të qetë dhe mbani qëndrimin tuaj. Mos e krahasoni në asnjë mënyrë me ish-partnerin e tij. Lejoni t’ju pranojnë për shkakun tuaj dhe ashtu siç vërtet jeni.
Pranojeni ashtu siç është
Kur krijoni lidhjen, kurrë mos u ngutni dhe mos u vërsulni apo të kërkoni diçka që është e pamundur. Shumica e të divorcuarve kanë tendencë që gjërat të zhvillohen ngadalë. Dhe kjo ka një arsye. Mos i ngutni gjërat, jepni kohë.
Kini mirëkuptim për orarin dhe kohën e tij
Jini të gatshme për ndryshime të shpejta të planeve, prishje të marrëveshjes me ju e të ngjashme. Gjithashtu, pranojeni faktin që kurrë nuk do ta zini vendin kryesor nëse ai ka fëmijë. Në të vërtetë, mu për këtë shkak do të duhej ta vlerësonit edhe më shumë, sepse tregon se çfarë personi është në realitet.