Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, ka vazhduar të hënën intervistimin e personave përgjegjës në sektorin energjetik.
Para deputetëve, dëshmuan ish-kryesuesit e bordit të KEK në periudha të ndryshme kohore, por edhe kryeshefi aktual i KEK-ut.
Ish-kryesusja e bordit të KEK-ut në vitin 2020, Rrezarta Pllana, tha se kur e kanë marrë detyrën, kanë gjetur një mori shkeljesh në KEK.
“Ka pasur shpenzime të paplanikuara dhe të pamatura. Keqmenaxhim, bonuse të ndara, nepotizëm”, tha ai.
Keqmenaxhim në KEK, tha se kanë gjetur edhe ish u.d të kryeshefit, Luigj Imeri.
Mirëpo të njëjtat i mohoi ish-kryesuesi i bordit të KEK-ut në periudhën 2017-2020, Faruk Hajrizi.
Në anën tjetër, deputetët opozitarë u shprehën kritik ndaj ish-anëtarëve të bordit të KEK-ut në vitin 2020 se për shkak të mosvendimmarrjes së tyre, Kosova tashmë po importon energji elektrike.