Mes kritikash nga opozita, Komisioni për Administratë Publike ka miratuar në parim Projektligjin për zyrtarët publik.
Gjatë prezantimit të këtij projektligji nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se reforma në administratën publike duhet të ndodhë, edhe pse sipas tij do të jetë dhimbshme.
Ndërsa, kundër këtij projektligji ishin PDK, kurse kanë abstenuar LDK.
Ndërkaq, shqyrtimi i Projektligjit për paga pritet të diskutohet nga ky komision pas një pauze deri në orën 13:00.