Drew Barrymore është më në fund gati për të nxjerrë veten në treg gati gjashtë vjet pas finalizimit të divorcit të saj nga Will Kopelman.
Gjatë episodit të së enjtes në “The Drew Barrymore Show”, 47-vjeçarja i tha Whoopi Goldberg se po takohet sërish pasi kuptoi se po ndihej shumë rehat duke qenë beqare.
“Herën e fundit që keni qenë këtu, ne të dyja ishim beqare. Ju nuk ishit në lidhje. A jeni duke u takuar tani?”, pyeti Barrymor yllin e “Sister Act” përpara se të rrëfente se ajo ishte në një.
“Për shkak se kishin kaluar kaq shumë vite, fillova të shqetësohesha pak, sikur jam shumë e mirë për të qenë vetëm”, vazhdoi ajo.
Ndërsa Goldberg tha se ajo nuk po kërkon një lidhje serioze, 67-vjeçarja i ofroi një këshillë të vogël takimesh drejtueses së ‘talk show’-t.
Barrymore dhe ish-partneri i saj, Kopelman, të cilët kanë vajzat Olive dhe Frankie u ndan në vitin 2016 pas katër vitesh martesë.
Që atëherë, aktorja e “50 First Dates” nuk ka pasur një lidhje intime.
“Unë nuk jam një person që ka nevojë për seks dhe duhet të dal atje dhe të angazhohem me njerëz në atë nivel”, zbuloi Barrymore në një postim në blog të tetorit.
Fituesja e “Golden Globe”, e cila mund të kalonte “vite” pa seks , thotë se arsyeja pse ajo mund të qëndrojë për një kohë të gjatë pa marrëdhënie tani është sepse ajo kishte një jetë seksuale të turpshme kur ishte më e re.
“Dëgjo, unë kam provuar gjithçka. Unë kam bërë gjithçka – kjo është arsyeja pse jam kaq e mërzitshme tani”, u tha ajo dëgjuesve të saj të podkastit “Drew’s News” në fillim të këtij muaji.
Ndërsa Barrymore ende nuk ka ecur përpara që nga ndarja, Kopelman filloi të takohej me Alexandra Michler në 2020 dhe dyshja u martuan në gusht 2021.