Kohë më parë në media ishte komentuar se kishte një sherr mes Kejvina Kthella dhe Einxhel Shkira.
Së fundi, modelja ka folur pikërisht për këtë.
Ajo ishte e ftuar mbrëmë në emisionin “Goca dhe Gra”, teksa u pyet nëse ishte zënë me Einxhelin për meshkuj.
“Nuk ka lidhje fare. Nuk jemi pajtuar sepse nuk ka rënë rasti që të takohemi, por e kam shprehur edhe diku tjetër që ka qenë një palidhje, mos të them kotë edhe nga ana ime, më shumë për shkak impulsivitetit tim, nuk ka lidhje as me meshkujt, as në lidhje me shoqërinë tonë, por nga njerëz të tretë.”, u shpreh ajo.
Ndër të tjera edhe ajo u pyet nëse flet me Oriola Marashin.
“Po flas me Oriolën”, tha Kejvina mes shumë shakash.