Rita Ora ka mohuar se është ‘Becky With The Good Hair’ në një intervistë të re me Louis Theroux.
Këngëtarja, 32-vjeçe, ishte e shqetësuar për akuzat se dikur ka qenë një ‘person i tretë’ në martesën e Beyonce dhe Jay Z, por ka mohuar se nuk ekzistoi një gjë e tillë.
Kjo më shumë bëri të dyshohet në albumin e Beyonce të publikuar në 2016 “Lemonade”, në të cilin kishte përmendur personazhin e “Becky With The Good Hair” – gjë që asokohe flitej vazhdimisht për yllin nga Kosova.
Në bazë të tekstit, dukej sikur këngëtarja amerikane i referohej Jay-Z duke thënë se e kishte tradhtuar me gruan misterioze.
Teksa diskutoi me Louis në emisionin e tij në BBC, Rita rrotulloi sytë dhe hodhi poshtë thashethemet duke pretenduar se nuk ishte ajo.
Më pas ajo insistoi që një foto që postoi në ‘Snapchat’ të saj në atë kohë me bikini me limon në të ishte thjesht një “rastësi”, duke shtuar se gjerdani “J” në foto ishte një “r” që ishte ndryshuar qëllimisht nga dikush tjetër.
Louis pyeti: “Një nga gjërat që u shfaq shumë kur Beyonce kishte albumin e saj ishte një grua misterioze e quajtur Becky With The Good Hair, e cila dyshohet se Jay-Z kishte tradhtuar”.
“Dhe më pas në një moment në vitin 2016, ju postuat një foto të vetes me bikini me limon dhe një ‘J’ rreth qafës”.
Duke psherëtirë dhe duke rrotulluar sytë, Ora tha: “O Zot, ishte një rastësi dhe as që e mendova”.
“Betohem. Dhe nuk ishte një ‘J’ ishte një ‘r’. Ata e rrotulluan dhe dukej si ‘J’”.
32-vjeçarja vazhdoi të shpjegojë se sa “zhgënjyese” dhe “e bezdisshme” është që njerëzit janë më të interesuar për “thashetheme” sesa arritjet e saj në karrierë.
“Ndjehem sikur të gjithë janë të interesuar për jetën time personale, pasi çdo gjë tjetër nuk është mjaft e denjë, gjë që ndonjëherë është zhgënjim sepse kam gjithashtu shumë kredenciale për të ruajtur respektin tim”, shtoi ajo.
Ajo tani po shijon një lidhje dashurie me regjisorin e famshëm nga Zelanda e Re, Taika Waititi.
Me këtë të fundit thuhet se kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në gusht të këtij viti.