Për herë të parë në 27 vite, Shqipëria u vizitua këtë të enjte nga një president gjerman.
Kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj ka pritur me një ceremoni zyrtare Presidentin gjerman Frank Walter Steinmeier.
Pas ceremonisë me nderime ushtarake, Steinmeier dhe Begaj do të zhvillojnë një takim në ambientet e Presidencës dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Po ashtu, presidenti Gjerman Frank Walter Steinmeier do të mbajë dhe një fjalë në Kuvendin e Shqipërisë
Vizita e Steinmeier në Tiranë është sinjal i fortë për mbështetjen e Gjermanisë ndaj integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.