Rita Ora “godet” Rihannan, tregon se si këngët e destinuara për të i jepeshin asaj

Rita Ora ka trajtuar thashethemet për një grindje me Rihannan në një intervistë të re speciale me gazetarin Louis Theroux për BBC-në.
Të dyja artistet ishin pjesë e të njëjtës shtëpi diskografike, të quajtur “Roc Nation”, e cila është në pronësi të reperit Jay Z, dhe raportimet për një mosmarrëveshje të supozuar mes tyre kanë qarkulluar prej vitesh.

Në vitin 2015, Ora paditi “Roc nation” në mënyrë që të lirohej nga kontrata e saj, duke pretenduar se asaj i ishte lejuar të publikonte vetëm një album, pavarësisht se kishte incizuar më shumë këngë në studion e tyre, shkruan The Independent.

“Roc Nation” kundërshtoi, përpara se të dyja palët të arrinin një zgjidhje në maj të vitit 2016.

Ora foli për përvojën në episodin e radhës të “Louis Theroux Interviews”.

“Pse nuk po publikohej muzika?”, e pyeti Theroux këngëtaren me origjinë shqiptare.

“Nuk e di”, u përgjigj Ora. “Unë kam incizuar në atë studio për dy ose tre vjet rresht. Ishte një moment i tërë që do të ndodhte, unë xhirova një klip dhe ata e larguan atë. U ndjeva vërtet e zhgënjyer”, tha Ora.

“Është raportuar se e gjithë muzika i shkonte Rihannas – ajo ishte padyshim artistja më e njohur – ajo po refuzonte fillimisht të gjithë muzikën dhe më pas do të merrte këngët që ishin kompozuar në studio”, tha Rita. “Sido që të jetë rezultati ishte që ju nuk mund t’i hidhnit një sy dhe ajo kishte një problem me ju”, tha 32-vjeçarja.

“Nuk mund të flas në emër të njerëzve të tjerë, por mendoj se publikisht ata gjithmonë i vënë femrat kundër njëra-tjetrës. Unë nuk kam qenë gjë tjetër veçse një fanse dhe gëzoj respekt për të dhe do të jem gjithmonë respektuese ndaj saj”, ka thënë më tej Rita Ora.