Hajdari: Kosova ka potencial kryesor rininë dhe me këtë mund të arrijmë shumë por mungon aftësimi profesional

Mbahet Panairi Kombëtar i Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022 organizuar nga Qeveria e Kosovës, GIZ, Universiteti i Prishtinës dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV).
Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari tha se nuk ka sukses në biznes nëse s’ka arsim që ofron një fuqi puntore.

“Vetëm forma e bashkëpunimit është me rëndësi për të ardhur te një profesionalizim te të rinjtë. Kosova ka potencial kryesor rininë dhe me këtë mund të arrijmë shumë, por mungon më shumë aftësimi profesional, industritë tona kanë nevojë më shumë për përafrim profesional. Vëmendje e lartë është për ti kushtuar karrierës për të rinjtë tanë sepse shumë biznese marrin studentët pa përvojë dhe kjo e sjell në sfidë biznesin deri në gjashtë muaj për ta përgatitur për punë”, tha Hajdari.

Hajdari theksoi se për zhvillimin e vendit është me rendësi edhe angazhimi i diasporës.

“Synojmë transferimin e vendit në një industri më të mirë që të ofrojë punësim të denjë.

Derisa ne synojmë një transfer të njohurisë është me rëndësi edhe angazhimi i diasporës dhe atyre të huajve që na ndihmojnë në zhvillim”, shtoi Hajdari.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi tha se ndryshe nga edicionet e tjera të panairit, ky organizimi është përditsuar dhe i kushtohet rendësi edhe ndërmarrësisë.

Qerimi tha se UP ka nevojë për përditësim.

“Ky organizim është përditësuar, për dallim nga vitet tjera këtu i kushtohet rëndësi ndërmarrësisë. Universiteti i Prishtinës është i përkushtuar që të krijojë një lidhje të fuqishme me tregun. UP ka gjithashtu nevojë të përherëshm për përditësim të ndjek trendin botëror në zhvillimin e kurikulave studimore,

dhe duke e parë këtë nevojë kam paraparë krijimin ose ndjekjen e qasjeve për profesione. Ne po punojmë në krijimin e programeve studimore të cilat kërkohen në tregun e punës”, tha Qerimi.