Është duke u mbajtur Kampionati Botëror ‘Katar 2022’, ku nuk po mungojnë ndeshjet spektakolare.
Ndërkohë ajo që i intereson popullit të Kosovës është stadiumi 974, që pas Kupës së Botës do të çmontohet dhe pritet të dhurohet donacion.
Kosova është një nga vendet kandidate për ta fituar këtë donacion dhe këtë e ka konfirmuar edhe i pari i FFK-së, Agim Ademi në një intervistë për RTK-në.
“Është një stadium 974 që është i ndërtuar me 974 kontejner, atë e kemi konfirmuar kemi bërë kërkesë në Federatën e Katarit, por edhe FIFA-s, pasi ai stadium do të largohet nga aty. Dohas nuk i duhen më stadiumet e tilla dhe do të largohen disa nga to ku do t’i dhurohen vendeve të tjera”, tha Ademi.
“Jemi ndër kandidatët më serioz për ta fituar këtë donacion, duke marrë parasysh edhe partneritetin qëkemi me Federatën e Futbollit të Katarit”, vazhdoi tutje Ademi.
“Ky stadium ka qenë temë edhe me presidentin e FIFA-s gjatë vizitës së tij në Kosovë, ku përveç meje dhe komitetit ekzekutiv, këtë kërkesë ja ka bërë edhe presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti”, u shpreh Ademi.
Por edhe në rast se Kosova fiton këtë donacion, atëherë transporti i tij nga Katari për në vendin tonë është shumë problem pasi do të ketë një kosto të madhe.
“Transporti o faktor, edhe pse është i kushtueshëm, por shpresojmë ta kemi në Kosovë. Nuk mund të themi 100 për qind që është e kryer, por kemi shumë shanse dhe ndoshta jemi federata më së afërmi ne”, deklaroi Ademi.
Stadiumi 974 ka një kapacitet prej 44 mijë tifozësh, derisa është hapur më30 nëntor të vitit 2021.