Pёr shkak tё situatёs sё tensionuar nё vend, ambasadorёt e Bashkimit Evropian nuk do ta miratojnё sot tekstin pёr liberalizimin e vizave pёr Kosovёn.
Presidenca çeke ka vendosur qё kёtё tekst mos ta dorëzojë nё takimin e sotёm tё ambasadorёve duke u arsyetuar se, siç thuhet “për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, mbajtja e pikës në rendin e ditës të takimit tё ambasadorёve nuk duket të jetë ideale”.
Presidenca e Çekisë, siç merret vesh ka vendosur qё ta shtyjë kёtё pikё pёr takimin e javёs sё ardhshme tё ambasadorёve qё do mbahet mё 30 nёntor.
Ndryshe, kjo ёshtё hera e parё qё proceset e liberalizimit tё vizave tё lidhen me dialogun me Serbinё.
Nё takimin e sotёm ishte paraparё qё miratohet teksti pёr vizat sipas tё cilit, liberalizimi hyn nё fuqi nё momentin kur sistemi ETIAS bёhet plotësisht funksional apo mё sё voni, mё 1 janar tё vitit 2024.
Shtyrja e hyrjes nё fuqi u bё me kёrkesё tё Spanjёs, njё nga shtet qё theu procedurёn e heshtur javën e kaluar.
Spanja, siç merret vesh, nuk favorizon hyrjen ne fuqi tё liberalizimit tё vizave nё periudhën kur ajo kryeson me BE-nё, ndërsa mandati i këtij shteti skadon mё 31 dhjetor 2023. Andaj edhe ёshtё gjetur kompromisi qё hyrja nё fuqi tё ndodhё vetёm njё ditё pas, mё 1 janar tё vitit 2024.