Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram ku shihet duke luajtur shah me një person.
Ai këtë fotografi e ka postuar me mbishkrimin “Derisa presim përfundimin e bisedimeve dypalëshe Prishtinë-Bruksel”.
Kujtojmë se kanë kaluar mbi pesë ore prej kur ka filluar takimi i delegacionve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Deri më tash nuk ka asnjë informacion zyrtar për këtë takim. Është paralajmëruar një konferencë e Josep Borrell pas takimit.