Tre të vdekur dhe dhjetë të plagosur ishte rezultati i një sulmi me raketa nga territori i Sirisë në drejtim të një shkollë në brendësi të Turqisë.
Mediat lokale raportojnë se pesë raketa ranë në një shkollë në Karkamis të Gaziantepit duke vrarë një mësues, një fëmijë si edhe një person tjetër, ndërsa mes të plagosurve ka edhe nxënës.
Në një deklaratë për mediat, ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu deklaroi se raketat erdhën nga territori i Kobanit në Siri, i cili është nën kontrollin e forcave kurde, shruan Hurriyet.
“Do të marrin përgjigjen e merituar, ashtu siç e morën gjatë ditëve të fundit”, tha ai.
Më herët, Turqia kishte nisur një ofensivë kundër forcave kurde në very të Sirisë duke e cilësuar si një hakmarrje për sulmin terrorist të dhjetë ditëve më parë në mes të Stambollit.