Në Bruksel ka nisur takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimi po zhvillohet me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell.
Fillimisht, Borrell ka mbajtur takime ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.
Kujtojmë se Borrell dje ka deklaruar se takimet do të zhvillohen për shkak të situatës së tensionuar në Kosovë.