Qeveria e Kosovës: Takimi Kurti-Vuçiq me shumë gjasë të dielën

Qeveria e Kosovës, sot ka bërë të ditur se “me shumë gjasë nesër do të ketë një takim në Bruksel”, ndërmjet Kryeminstrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili shtuar se kur të do të konfrirmohet, do të njoftojnë.

Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti si dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dje janë ftuar në Bruksel nga kryediplomati evropian, Josep Borrell. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano. Të dy janë ftuar për të gjetur një zgjidhje për ngërçin e krijuar në veri të vendit.