Chollet gjatë bisedës me Kurtin kërkoi shtyrjen e afatit të gjobitjes për targa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin e Departamentit të Shtetit në SHBA, Derek Chollet.

E pas kësaj bisede, Chollet përmes një postimi në Twitter, ka kërkuar shtyrjen e afatit për targa.

“Fola me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm: shtyrja e dënimeve për targa, mbajtja e hapur e derës për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusimi në normalizimin e dialogut me Serbinë, rruga më e mirë për të avancuar integrimin evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet.