Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për veprën penale “Fajde” në Komunën e Prizrenit.
Sipas njoftimit të policisë në raportin 24-orësh, thuhet se më 16 nëntor, në orën 14:30, pas një pune hetimore dhe aplikimit të masave të fshehta të hetimit, nga njësitë e hetuesisë është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me rastin.
“Poashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe dy telefon mobil dhe disa dokumente”, thuhet në njoftim.
I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.