Eskalon konflikti mes fqinjëve në Prizren, njëri e ther me thikë tjetrin

Një konflikt mes dy fqinjëve në Prizren para dy ditësh ka përfunduar në therje me thikë.

Policia bën të ditur se si rrjedhojë, një person, 41 vjeç ka mbetur i lënduar nga thika.

“Me datë 15.11 2022 rreth orës 16:00 pas një punë të mirë hetimore-operative të hetuesve të Stacionit Policor Prizren dhe Njësisë Rajonale të hetimeve është arrit që të arrestohet i dyshuari A.V. 52 vjeç”, ka bërë të ditur policia.

Komunikata e plotë e Policisë:

Me datë 14.11.2022 , rreth orës 19:30 pas një konflikti verbal në mes të dy fqinjëve që kanë lidhje familjare gjithashtu një i dyshuar e godet disa herë me thikë viktimën.

Viktima B.V. 41 vjeç në gjendje të rëndë dërgohet në emergjencë ne Prizren.

Policia i është përgjigjet rastit dhe për veç mbledhjes së provave dhe dëshmive në vendin e ngjarjes e kërkon edhe të dyshuarin , i cili ishte arratisë.

Me datë 15.11 2022 rreth orës 16:00 pas një punë të mirë hetimore-operative të hetuesve të Stacionit Policor Prizren dhe Njësisë Rajonale të hetimeve është arrit që të arrestohet i dyshuari A.V. 52 vjeç.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, për dyshim për veprën penale “Vrasje në tentativë”.