Show final i Dua Lipës, “Future Nostalgia” do të përmbyllet në Tiranë.
Këngëtarja kosovare me famë botërore do të performoj në Tiranë me 28 nëntor me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Lipa u shpreh e entuziazmuar për këtë koncert.
“Mezi po pres me ju pa me 28 nëntor për ditën e flamurit edhe për 110 vjetorin e pavarësisë. Ju dua shumë”, tha ajo përmes një video mesazhi.
“Super LAJM! Dua Lipa, SUPER DIVA , do të na nderojë me një SUPER koncert në Tiranë !Eja të festojmë së bashku 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë! “, shkroi kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.