Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se është njoftuar nga Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale se Komuna e Drenasit është shpërblyer me Çmimin Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer.
Dua të falënderoj zyrtarët dhe drejtuesit e Shoqatës Evropiane për Demokraci Lokale -Alda për vlerësimin, zyrtarët përgjegjës të Komunës së Drenasit dhe kontribuuesit të cilët me përkushtim kanë zbatuar parimet e garës ku ne kemi fituar këtë çmim prestigjioz, ka deklaruar z. Lladrovci.
Postimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social:
Komuna e Drenasit fiton Çmimin Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer
Komuna e Drenasit me qeverisje të shkëlqyer, merr edhe një çmim nga Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale – Alda. Kjo shoqatë na ka informuar se Komuna e Drenasit është vlerësuar e para në Kosovë me Çmimin Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer.
Dua të falënderoj zyrtarët dhe drejtuesit e Shoqatës Evropiane për Demokraci Lokale -Alda për vlerësimin, zyrtarët përgjegjës të Komunës së Drenasit dhe kontribuuesit të cilët me përkushtim kanë zbatuar parimet e garës ku ne kemi fituar këtë çmim prestigjioz.
Komuna e Drenasit, ka arritur nivel të lartë të qeverisjes dhe me përkushtim i ka përmbushur të 12 Parimet e Këshillit të Evropës në kuadër të Qeverisjes së Mirë Demokratike.
Javën tjetër, në Shkup, organizohet solemniteti ku jemi ftuar për ta marrë Çmimin Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer të cilin e jep Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale, me seli në Strasburg.
Parimet e Këshillit të Evropës në kuadër të Qeverisjes së Mirë Demokratike, mbesin parime të qëndrueshme në qeverisjen tonë. Përkushtimi ynë për qeverisje të mirë dhe demokratike, nuk do të ndalet. Bashkë jemi më të mirët!
12 Parimet e Qeverisjes së Mirë:
Parimi 1: Pjesëmarrje, Përfaqësim, Zhvillim i Zgjedhjeve të Drejta
Parimi 2: Përgjegjshmëria
Parimi 3: Efikasiteti dhe Efektiviteti
Parimi 4: Hapja dhe transparenca
Parimi 5: Sundimi i Ligjit
Parimi 6: Sjellja Etike
Parimi 7: Kompetencë dhe Kapacitet
Parimi 8: Inovacion dhe Hapje për Ndryshim
Parimi 9: Qëndrueshmëria dhe Orientimi Afatgjatë
Parimi 10: Menaxhimi i Shëndoshë Financiar
Parimi 11: Të Drejtat e Njeriut, Diversiteti Kulturor dhe Kohezioni Shoqëror
Parimi 12: Llogaridhënia