Arbana Osmani shton një pjesëtar të ri në familje (foto)

Disa ditë më parë, moderatorja Arbana Osmani konfirmoi lajmin se do të jetë prezantuesja e edicionit të 61-të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Arbana po shijon së bashku me partnerin e Eduard Grishajn suksesin e filmit të tyre “Sofia”. Mes gjithë këtyre angazhmeve, moderatorja nuk harron t’i përkushtohet dhe familjes, sidomos të voglës së saj Zoin.

Mirëpo sikur të mos mjaftonin gjithë këto, Arbana ka treguar për ndjekësit se i ‘hapur punë’ vetes.

Moderatorja ka marrë një lepur të vogël në shtëpi, duke shtuar kështu një anëtar të ri në familje. Osmani publikoi disa foto ku shfaqet duke e mbajtur lepurin në duar dhe shkruan:

“Me ça i kam hap punë vetes këto ditë”.