Nga 1 janari, Kroacia do të heq kontrollet për 40% të vijës kufitare

Pasi Kroacia të bashkohet me zonën Schengen, kontrollet kufitare me shtetet anëtare si Slloveninë dhe Hungarinë do të hiqen duke filluar nga 1 janari 2023.

Aktualisht kontrollet kufitare përfshijnë verifikime sistematike të të gjithë personave që kalojnë kufirin me Kroacinë.

Kjo aplikohet kur ata hyjnë dhe largohen përmes kufirit të brendshëm dhe atij të jashtëm. Shtetasit e vendeve të treta janë subjekt i kontrolleve tërësore kur hyjnë dhe dalin nga vendi.

“Po, oficerët e policisë do të largohen në vija kufitare. Pikat e kontrollit dhe infrastruktura do qëndrojnë për shkak të mundësisë së rikthimit të kontrolleve. Por tabelat do të hiqen për të lejuar kalimin e lirë të mallrave dhe pasagjerëve”, tha Marijan Buric, oficer policie, pika kufitare Bregana.

E mbështetur nga BE, Kroacia ka investuar në mbrojtjen e kufijve. Ato ruhen nga 6.500 oficerë policie. Organizatat joqeveritare dhe mediat shpesh herë kanë denoncuar keqtrajtimin që u bëhet emigrantëve nga autoritetet kroate.

“Nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme në të gjitha pikat e kalimeve në kufijtë e jashtëm të Kroacisë dhe BE-së, duke qenë se që tani ne kemi nisur aplikimin e aspekteve ligjore të Schengen-it”, shprehet Filip Valentic, oficer policie, pika kufitare Stara Gradiska.

Bashkimi me Schengen do të thotë se kontrolli i kufijve tokësorë me anëtarë të tjerë të zonës do të hiqet dhe se aeroportet do të ndajnë udhëtarët që shkojnë dhe vijnë nga destinacionet Schengen në imbarkime të thjeshta.