Dua Lipa zbulon skuadrën për të cilën do të bëjë tifo në Botëror

Dua Lipa ka mohuar raportimet se ajo do të performojë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar të dielën.

Këngëtarja tha se do të presë me padurim të vizitojë Katarin kur të ketë përmbushur të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut.

Katari është kritikuar për qëndrimin ndaj marrëdhënieve të të njëjtit seks, historikun e të drejtave të njeriut dhe trajtimin ndaj punëtorëve migrantë.

Emra të tjerë të njohur, duke përfshirë Robbie Williams dhe Jung Kook të BTS, kanë vendosur të interpretojnë.

Në shkurt 2021, “The Guardian” raportoi se 6,500 punëtorë migrantë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri Lanka kishin vdekur në Katar që kur fitoi organizimin e Kupës së Botës.

Lipa postoi një histori në Instagram të dielën, ku shkruhej: “Aktualisht ka shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar. Unë nuk do të performoj dhe as nuk kam qenë ndonjëherë e përfshirë në ndonjë negociatë për të performuar. Do të bëj tifo për Anglinë nga larg… Me dashuri, Dua”, ka shkruar ajo.