Futbollistët e Vushtrrisë pranojnë Policat e Sigurimit nga FFK-ja

Tashmë po vazhdon shpërndarja e Policave të Sigurimit nga FFK-ja edhe te skuadrat e Ligës së Parë.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi sot ka ndarë Policat e Sigurimit për skuadrën e Vushtrrisë, shkruan Gazeta Olle.

“FC Vushtrria ka mirëpritur presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z.Agim Ademin, i cili njëherit edhe ka ndarë policat e sigurimit për futbollistët.

Të gjithë në FC Vushtrria e falenderuan presidentin Agim Ademin dhe FFK-në për realizimin e projektit”, thuhet në njoftimin e klubit.

https://www.facebook.com/fcvushtrriaofficial/posts/574010071393224