Borrell: BE pret nga Kosova e Serbia përgjigje për planin franko-gjerman

Përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka thënë se Bashkimi Evropian është duke pritur një përgjigje nga Kosova e Serbia në lidhj me propozimin franko gjerman.
Ai ka thënë se mbetet të shihet në ditët në vijim se cila do të jetë përgjigja, shkruan lajmi.net.

“Në ditët në vazhdim, do të shohim cila do të jetë përgjigja ndaj propozimit. Shpresoj që ajo do të lejojë një hap tutje në progres”, tha Borrell.

Këto komente, Borrell i bëri në Mynih pas takimit të G20.