Është promovuar mbrëmë filmi i ri i Eduart Grishaj dhe në event kanë qenë të ftuar shumë personazhe të njohur të jetës publike në Shqipëri. Megjithatë ajo që ka rënë në sy është mungesa e producentes së “Big Brother Vip”, Lori Hoxha. Në eventin e Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani (moderatores dhe regjisorit të Big Brother) ka qenë e pranishme vetëm producentja e “Dancing with the Stars”, Sara Hoxha.
Këto kohë është përfolur në media se ka një ftohje mes Lorit dhe Arbanës, pasi edhe kjo e fundit nuk e uroi publikisht për ditëlindje. Madje edhe në festën e fundit të Top Medias, Arbana nuk ka qenë e pranishme ndërsa në dasmën e Arbër Hajdarit dy ish mikeshat janë parë larg njëra-tjetrës.
Mesa duket tradita shqiptare nuk është zbehur as në 2022-shin. Po s’na erdhën, s’do ti shkojmë…