Scholz: Lufta në Ukrainë rrezik për rajonin e Ballkanit, të tejkalohen konfliktet e trashëguara

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz është deklaruar në konferencë për media pas Samitit të Berlinit që u mbajt sot në Gjermani me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në fjalën e tij, Scholz e ka cilësuar si sukses të madh për rajonin nënshkrimin e tri marrëveshjeve nga liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ai ka thënë se lufta në Ukrainë paraqet rrezik për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Integrimi i këtyre gjashtë shteteve tnë Bashkimin Europian, është i një rëndësie të veçantë, sidmos tash në kohën kur Rusia e ka sulmuar Ukrainën, dhe kjo paraqet rrezik për gjithë rajonin. Prandaj është i rëndësishëm bashkëpunimi rajonal, në mënyrë që konfliktet e trashëguara të tejkalohen”, tha Scholz.

Në fund, Scholz ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë hapa konkret për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian, ndërsa ka theksuar se për këtë “Procesi i Berlinit është ‘pika lidhëse’”.