Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë takuar sot në Berlin të Gjermanisë për Procesin e Berlinit.
Samiti i organizuar është udhëhequr nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Në fjalën e tij, Scholz ka deklaruar se e ardhmja e Ballkanit Perendimor është në Bashkimin Evropian.
Pas fjalimit të Scholz, udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë bërë edhe fotografinë familjare të procesit të Berlinit, ku shihen edhe dy kryeministrat nga Kosova dhe Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.