Adriana Matoshi publikon mesazhin fyes që mori nga një ndjekës pas reagimit të saj për rastin në Pejë

Të shumta ishin reagimet në rrjete sociale, nga fytyrat publike lidhur me rastin e ndodhur ditën e djeshme në Pejë.
Një reagim e pati edhe aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi.

Ajo e ka dënuar sulmin e ushtruar nga një infermiere ndaj një të moshuare në një shtëpi të pleqëve.

E pas reagimit të saj, ajo ka pranuar edhe mesazhe me përmbajtje fyese.

Një prej tyre, aktorja e ka ndarë me ndjekësit në ‘InstaStory’, ku tregonte se si një person i drejtohej me fjalë dashakeqëse.

Deputetja e VV-së përndryshe në reagimin e saj të bërë në Facebook, kishte ngritur pikëpyetje për mënyrën se si viktima kishte përfunduar në shtëpinë e të moshuarve.

“Dhimbje, lot, mall e mërzi. Kushedi si ka perfunduar ajo gru në ‘Shtëpinë e Pleqeve’ në Pejë. duke i bajtur mallë fëmijët? Familjarët? Duke dashtë me gjetë qetësi në vitet që i kanë mbetur, ajo gjendet mes flakareshave e të qeshurave histerike të ‘motrave medicinale’. Turp e tmerr”, ka shkruar Matoshi.