Deputetët takohen me ambasadorin e Zvicrës

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka zhvilluar takim me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë me të cilin diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe ndihmën që mund të ofrojë shteti zviceran.
Kryetari i komisionit, Haki Abazi tha se diskutuan edhe për ndihmën që mund të ofrojë shteti zviceran pasi të jetë anëtar në Këshillin e Sigurimit.

“Biseduam për çështje specifike të marrëdhënieve bilaterale, vazhdimin e mandatit të ushtarëve zviceran në kuadër të KFOR-it, gjithashtu për rolin e Zvicrës si një nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit që do të jenë nga 2023-2024 dhe atë ndihmesën që mund të bëjë shteti i zviceran për Kosovën”, tha Abazi.

Ai tha se pozicioni i Zvicrës ndaj Kosovës është miqësor, ka lidhje të jashtëzakonshme në mes të dy vendeve edhe për shkak të numrit të madh të diasporës kosovare atje.