Mosmarrëveshje në komunikacion: Kanosën një person, arrestohen tre të dyshuar

Tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje në komunikacion kanë kanosur viktimën mashkull kosovar.
Të dyshuarit, me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ky rast raportohet të ketë ndodhur në Istog.

“Istog 31.10.2022 – 15:32. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje në komunikacion kanë kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.