Kancelari gjerman takohet këtë javë me presidentët e Ballkanit

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do t’i takojë presidentët e shteteve të Ballkanit Perëndimor këtë të enjte.
Ky takim pritet të ndodhë në kuadër të Samitit të Berlinit, që mbahet më 3 nëntor.

Para Samitit të Berlinit, janë mbajtur disa takime të niveleve më të ulëta të qeverive të Ballkanit Perëndimor.

Që nga viti 2014, Procesi i Berlinit, që përmbyllet me samitin, synon përmirësimin dhe intensifikimin e integrimit rajonal dhe përafrimit me Bashkimin Evropian.