Asamblisti i Komunës së Podujevës, Ragip Fetahu, ka reaguar pas përleshjes me kolegun e tij Artrit Mulliqi.
Sipas Fetahut, ai është sulmuar fizikisht në oborrin e komunës pas pauzës së kuvendit nga asamblisti Artrit Mulliqi.
Ai tregoj se si ka ndodhur e gjithë ngjarja ku theksojë se Mulliqi i është drejtuar me fjalën “Ku je ti që sponsoron lajme të rrejshme për mua”.
Fetahu nuk e mohoi faktin që mund të jetë vijimësi e probleme të brendshme partiake dhe është frustrim i tij për arsye që nuk ka arrit të sigurojë votat.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
sot në oborrin e Komunës jam sulmuar fizikisht në Kolegu im z. Artrit Mulliqi.
Pas pauzës së shkurt të Kuvendit dola për të marë një kafe dhe ujë në një Kafene pranë Kuvendit.
(Dëshmi janë kamerat e komunës)
Pas kësaj situate, unë jam larguar me shpejtësi nga oborri i komunës, sepse kolegu tërë kohën me shante dhe tentonte të afrohej.
Nuk kam pas asnjëherë probleme me këtë person.
Kjo mund të jetë vijimësi e problemeve të brendshme partiake dhe mund të jetë frustrim i tij për shkak se nuk ka arrit të sigurojë një votë që i ka mungu për t’u bërë shef i grupit.
Ky është inskenim i pastër i formacioneve të brendshme parapolitike të LVV, në raport me mua për shkak të qëndrimeve të mia parimore në interes të qytetarëve të Llapit.
Do të jem përjetë vetëm në interes të tyre, e jo pjesë e grupacioneve dhe formacioneve fetare e parapolitike!
Msc. Ragip Fetahu