I konfiskohet një pushkë e gjuetisë 47-vjeçarit në Han të Elezit

Sot, rreth orës 10:20, policia e stacionit në Han të Elezit ka pranuar një informacion se në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit një person posedon armë zjarri.

Policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit S.TH ( M/K) i moshës 47 vjeçar, i cili ka pranuar se posedon pa leje, një pushkë të gjuetisë me 4 fishkë dhe një pushkë ajrore, të cilat më pas policia i ka konfiskuar.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës dhe kanosje’’.