Divorci i Tom Brady dhe Gisele Bundchen është finalizuar zyrtarisht, vetëm disa orë pasi u konfirmua se ata po ndahen.
Të premten u raportua se Gisele bëri kërkesë për divorc në Florida dhe se Tom nuk do ta kundërshtonte.
Tom dhe Gisele u martuan në vitin 2009 dhe ata kanë dy fëmijë, djalin Benjamin, 12 vjeçar, dhe vajzën Vivian, 9. Ai gjithashtu ka një të tretë, djalin e tij John 15, nga një lidhje e mëparshme.
People raporton se divorci tashmë është finalizuar dhe dokumentet që ata depozituan deklaruojnë se martesa e tyre ishte “prishur në mënyrë të pakthyeshme”.
Dokumentet thonë se ata kanë një plan prindërimi, por detajet nuk do të bëhen publike për të mbrojtur privatësinë e tyre.
Gisele thuhet se do të jetojë në Miami pas divorcit ndërsa Tom do të qëndrojë në Tampa, ku luan për Buccaneers.