“T’i lyej gishtat me mjaltë dhe t’i lëpij një nga një”: Ky është burri nga Prizreni që u kap në biseda me të mitura

Në Kosovë janë rritur ngacmimet dhe sulmet seksuale. viktimat shpesh herë janë vajza të mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur. Një rast i tillë është zbuluar ditë më parë në Prizren, ku një burrë u kap në biseda me vajza të mitura.

Burri i dyshuar është 52-vjeçari Avni Buqaj.

Buqaj është denoncuar në emisionin ‘Piranjat’ në Shqipëri nga nëna e viktimës, e cila ka deklaruar se ai ngacmon vazhdimisht vajzën e saj të mitur me mesazhe në rrjetin social Instagram.

Ai më pas u demaskua nga gazetarët e emisionit, të cilët kanë biseduar me të në emër të të miturës. Sipas tyre, i dyshuari menjëherë kishte kërkuar takim dhe i njëjti kishte shfaqur një fiksim pas këmbëve.

Në pamjet e publikuara shihen edhe bisedat e të dyshuarit i cili pa e ditur se është futur në kurth, i flet të miturës fjalë të pista duke i dërguar madje edhe fotografi të tij.

Buqaj është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti për ‘Sulm seksual’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ai të ndalohet për 48 orë.