Besnik Bislimit nuk i lejohet pjesëmarrja në konferencën e planifikuar në Beograd, e kthejnë në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është kthyer në Kosovë pa mundur të realizojë vizitën e planifikuar në Beograd.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ishte paraparë që të enjten të merr pjesë në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00.

Ditën e premte, poashtu ai ishte paraparë të jetë pjesëmarrës në një panel diskutimi, në kuadër të “Belgrade Security Conference”, me temë “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”, me fillim nga ora 18:15.​