Artistja e njohur Adele ka zbuluar se do të marrë pak pushim nga muzika pas shfaqjeve të saj në Las Vegas pasi planifikon të marrë një diplomë në letërsinë angleze.
Këngëtarja – e cila publikoi videoklipin e këngës së saj të re “I Drink Wine” të mërkurën (26 tetor) – tha se do të donte të kishte shkuar në universitet pasi kishte lënë shkollën.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave në Los Angeles nga The Sun, Adele, tha se do të përfundojë një kurs në internet për të marrë diplomën.
“Pas Vegasit, unë me të vërtetë dua të marr një diplomë në Letërsi Angleze. Nëse nuk do të kisha arritur në muzikë, mendoj se do të isha patjetër mësuese. Mendoj se do të isha mësuese e anglishtes”, tha Adele.
“Padyshim që ndihem sikur përdor pasionin tim për anglishten në atë që bëj. Por edhe pse nuk është se do të shikoja të gjeja një punë nga diploma ime, do të doja të kisha shkuar në universitet, do të doja ta kisha pasur atë përvojë. Unë nuk do të shkoj në universitet, do ta bëj kurse online me një mësues, por ky është plani im për vitin 2025. Është vetëm për të marrë kualifikimet”, u shpreh tutje autorja e “Hello”.
Shfaqjet e Adele në Las Vegas do të fillojë në nëntor, pasi ajo shtyu më parë në janar.
Pasi u zbuluan datat e riplanifikuara për koncertin, këngëtarja hyri në Instagram në korrik për të konfirmuar se shfaqja do të fillojë në nëntor, ndërsa falënderoi fansat për ‘durimin’ e tyre dhe zbuloi se përparësi do t’u jepet mbajtësve ekzistues të biletave.
Ndërkohë, Adele dukej tepër magjepsëse në videon e saj të fundit muzikore.
Kënga është nga albumi i fundit i saj “30”, të cilin ajo e publikoi në mesnatën e 19 nëntorit 2021.