Ndonëse për divorcin e Gisele Bundchen dhe Tom Bradley flitet prej kohësh, modelja kohën e lirë e kalon me fëmijët e saj.
Ndërkaq, këtë herë ata janë fotografuar duke blerë kunguj, pa të cilët nuk mund ta imagjinojë festën e Halloweenit.
Me këtë rast, bukuroshja kishte veshur një kombinim të zakonshëm – dollakë, atlete dhe një bluzë, por shumë u pajtuan se ajo është ende në top formë dhe duket sikur po reklamon një markë sportive.
Kujtojmë se Gisele u martua me Tom Brady në vitin 2009 dhe me të ka dy fëmijë: Benjamin Rein (12) dhe Vivian Lake (9).
Së fundmi mediat e huaja raportuan se të dy kanë marrë avokatë për shkurorëzim dhe dyshohet se arsyeja e ndarjes ka qenë përkushtimi i pamjaftueshëm i Bradleyt ndaj familjes.